[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kini kujdes me përdorimin e tepërt te aspirinës, ja çfarë rrezikojmë



Rezultatet nga një studim klinik i kohëve të fundit tregojnë se për njerëzit në moshë, me kancer në fazë të avancuar, aspirina mund të rrisë rrezikun e përparimit të sëmundjes dhe vdekjen e hershme.

Studimi, i cili u krye nga një ekip i udhëhequr nga studiues në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts-it (MGH), Qendrës Berman në Minesota dhe Universitetit Monash në Australi, është botuar në “Journal of the National Cancer Institute”.

Rezultatet e provave klinike me njerëz kryesisht në moshë të mesme tregojnë se aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të kancerit kolorektal. Megjithatë, për të moshuarit informacioni mungon.

Për këtë, studiuesit ndërmorën një hulumtim të ri, me një dozë të ulët ditore të aspirinës tek të rritur të shëndetshëm. Studimi përfshiu 19 114 pjesëmarrës të komunitetit australian dhe amerikan të moshës mbi 70 vjeç (pakicat amerikane mbi 65 vjeç) pa sëmundje kardiovaskulare, probleme të shëndetit mendor ose paaftësi fizike në fillimin e studimit. Pjesëmarrësit u ndoqën për një periudhë mesatare prej 4.7 vjet.

Në tetor 2018, studiuesit publikuan një raport shumë befasues dhe shqetësues që tregon një lidhje midis përdorimit të aspirinës dhe një rreziku të shtuar të vdekjes, kryesisht për shkak të kancerit.

“Ne e kemi kryer këtë studim si një ekzaminim më të hollësishëm të efektit të aspirinës në zhvillimin e káncerit, si dhe vdekjen nga kanceri“, shpjegoi autori kryesor, Andreë T. Chan, drejtor i Epidemiologjisë në Qendrën e Káncerit MGH dhe Profesor i Mjekësisë në Shkollën Mjekësore në Harvard.

Doktor Chan dhe kolegët e tij raportuan se 981 pjesëmarrës që po merrnin aspirinë. Ata që merrnin aspirinë kishin një rrezik prej 19% më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer që ishte përhapur (ose metastizuar) dhe një rrezik prej 22% më të lartë për t’u diagnostikuar me fazën 4, ose me kancer të avancuar.

Gjithashtu, në mesin e pjesëmarrësve që u diagnostikuan me kancer të përparuar, ata që morën aspirinë kishin një rrezik më të lartë për të vdekur gjatë kohës së monitorimit sesa ata që merrnin qetësues.

“Megjithëse këto rezultate sugjerojnë që ne duhet të jemi të kujdesshëm në fillimin e terapisë me aspirinë tek të rriturit e shëndetshëm, kjo nuk do të thotë se individë që tashmë janë duke marrë aspirinë— veçanërisht nëse ata filluan ta marrin atë në një moshë më të re – duhet ta ndalojnë përdorimin e saj“, shtoi Dr. Chan.

 

Menu Title