.
×

Kjo është ngjyra e buzëkuqit që ka fiksuar Rihanna-n



Rihanna, një ikonë stili, u fotografua rrugëve të New York-ut teksa dilte me të dashurin e saj, Hassan Jameel. Pasi përqëndruam shikimin për pak çaste tek veshja dhe aksesorët, sytë na mbetën te buzëkuqi, duket se së fundmi këngëtarja dhe themeluesja e Fenty Beauty është mahnitur nga nuancat e ngjyrës rozë, shkruan Botapress.info

Nuk është çudi, pasi në koleksionet Pranverë/Verë 2019, si Chanel dhe Valentino, roza u përfaqësua fuqishëm.

Pra, është koha për të larguar buzëkuqët e errët kafe/vishnje, për të shkëlqyer me rozën dhe nuancat e saj.

Për këtë sezon sugjerohet: rose, ballet slipper, watermelon dhe rouge. Për ditët e nxehta të verës kemi ende kohë, por gjithsesi bëhuni gati për magenta, hot pink, bubblegum dhe strawberry, shkruan Botapress.info