[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Knezheviq: Nëse vij në pushtet, Mali i Zi do ta tërheq njohjen e shtetit të rrejshëm, Kosovës



“Nëse do të kem rast të vij në pushtet, do ta bëj të pamundurën që Mali i Zi ta fshijë njollën e errët dhe të tërheqë njohjen e shtetit të rrejshëm, Kosovës” ka thënë lideri i Frontit Demokratik malazez, Milan Knezheviq, për gazetën serbe Veçernje Novosti.

Sipas tij, njohja e Kosovës është “vendimi më i turpshëm në historinë e Malit të Zi, gjë të cilën e kundërshtojnë 85% e banorëve”.“Nëse njohjen e tërhoqi Papua New Guinea, ndoshta kemi përgjegjësi më të madhe”, ka komentuar Knezheviq

Menu Title