.
×

Koha Ditore: Kaosi ndodhi nga frika që aktakuzat shpallen para Krishtlindjes



 

Një burim i ka thënë Kohës Ditore se mësymja e subjekteve në pushtet për ta bllokuar Specialen, do të vazhdojë.
Ai ka përmendur edhe motivet, të cilat kanë bërë që me urgjencë të tentohet shfuqizimi i Ligjit për Specialen.

“Ka më shumë se një muaj që është përmendur 23 dhjetori si data e fundit deri kur duhet të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale. Nga ajo që kam kuptuar, motivi lidhet me informacionet që liderët politikë kanë se aktakuzat e para do të shpallen në prag të krishtlindjeve”, ka thënë ky burim, në kushte anonimiteti, shkruan sot gazeta.

“Nuk e di se kush mund të jenë në mesin e të akuzuarve, mirëpo panik i madh vërehet tek të gjithë përfaqësuesit më të lartë shtetërorë”.