.
×

Koincidencë apo jo? Klipi i ri i Tayna-s ngjaka kaq shumë me atë të Ariana Grande-s



Ashtu siç kishte parashikuar, kënga e re e Tayna-s është për femrat dhe vetëm to do të shikoni në klipin e saj. Reperja e njohur nga Kosova publikoi sot këngën “Kce” dhe në çdo moment është e shoqëruar nga femra, shkruan Botapress.info

Mes tyre dallohet edhe velina Kejvina Kthella, e cila tërheq vëmendjen me lëvizjet e saj. Por ndoshta ajo që na kujton më shumë ky klip është ai i Ariana Grande-s, “7 Rings”. Ndërsa në të dyja këngët tregohet se janë të lira të bëjnë çfarë të duan, në të dyja klipet shfaqen vetëm femra që kërcejnë apo tregojnë miqësi mes njëra-tjetrës.

Si në klipin e Tayna-s dhe atë të Ariana-s po organizohet një festë, gjithashtu nuk mungojnë as makinat luksoze dhe mbizotëron ngjyra rozë, shkruan Botapress.info

Ju si mendoni?