[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë, kosovarët mësyjnë bregdetin shqiptar



Botapress 8 Gusht – Kosovarët nuk frikesohen aspak nga virusi, edhe sot per fundjavë ia kanë mësyer bregdetit të Shqipërisë. Një lexues i gazetës Botapress ka dërguar foto nga kufiri në Vermicë ku janë parë kolona të gjata me vetura për të pritur të kalojnë kufirin, shkruan Botapress.

Edhe pse gjendja me Coronavirusin është e rënduar edhe në Kosovë dhe Shqipëri, kosovarët nuk ndalen se shkuari për weekend në bregdetin shqiptar.

Në Kosovë janë  3.961 raste aktive me Covid 19 dhe 303 persona kanë humbur jetën  ndërsa mbi 400 pacientë të hospitalizuar. E në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 135 raste të reja dhe 1 humbje jete.

 

Menu Title