[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Prishtinës hap konkursin për grante për media



Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për aplikim për përfitimin e granteve nga mediat me lokacion në kryeqytet.

“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë”, është shprehur Shpend Ahmeti, kryetar i kësaj komune.

“Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre”.

“Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020”.

Menu Title