[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Vushtrrisë merr vendim që të mos lejohen më shumë se 15 qytetarë përnjëherë në market



Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se në mbledhjen e Shtabit Emergjent kanë marrë disa vendime, për të parandaluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit në vendet e tjera në këtë komunë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se nuk do të lejohen që të hyjnë më shumë se 15 qytetarë në market përnjëherë dhe se personeli udhëheqës i marketeve do të duhet të kujdeset që konsumatorët të ruajnë distancën. Kjo masë do të vlejë edhe për bizneset e tjera shërbyese në këtë komunë.

“Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi do ta bëjë Drejtoria e Inspektimeve – Inspektorati kompetent në bazë të legjislacionit në fuqi, e cila do të i njoftoj me shkrim subjektet e cekura më lartë lidhur me masat të cilat janë parapa të ndërmerren në bazë të këtij vendimi”, thuhet në njoftim./

Menu Title