[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Vushtrrisë ndan 250.000 euro për bizneset



Kryetari i komunës së Vushtrris, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se kjo komunë do të ndajë 250.000 euro për bizneset dhe kategoritë e tjera që u preken gjatë pandemisë Covid-19.

Tahiri ka bërë të ditur se sot është shpallur thirrja për aplikim për ndihmë financiare të bizneseve të vogla.Postimi i plotë:

Të nderuar biznese të Vushtrrisë

Komuna do të ndajë nga buxheti i saj 250.000 euro ndihmë ekonomike financiare për mikro bizneset, bizneset individuale, zejtarët, transportuesit, autotaxi, gastronomi, kopshte-çerdhe, riparime servisime etj, që u prekën gjatë pandemisë Covid19 🤝👏🏻

Sot është shpallur thirrja për aplikim për ndihmë financiare të biznesit të vogël të ndikuara nga pandemia Covid 19 📈. Vizitoni faqen Komunës për informata të hollësishme.

#Vushtrri♥️

#Bashkë ia dalim e mundim #covid 🙏🏻

#qytetiqëduam 🥰

Menu Title