[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komunat e Kosovës kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj Covid-19



Kryetarët e Komunave po kërkojnë që të shikohet mundësia e shkurtimit të fazës së dytë të masave.Përmes një postimi në faqen zyrtare, Asociacioni i Komunave ka bërë me dije se humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha.

“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik.

Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave.

Menu Title