[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Konstatohet vendimi për anulimin e provimit të noterisë



Botapress 3 Mars – Departamenti për Çështje Administrative ka pranuar 3 raste nga palët e interesit gjatë së martës.E ktheu në piken zero procesin e provimit të noterisë.

Cenimi i parimit të paanësisë e mosdis kriminimit në raport me kandidatët tjerë ishin arsyet që sipas ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, bënë që ky proces të kthehet në pikën zero.

Sipas saj, shkelje tjetër ishte edhe mostransparenca dhe mbajtja e provimit gjatë dy ditëve, e jo në një ditë siç ishte paraparë.

Por të gjitha këto, ajo duhet t’i argumentojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për shkak se gjatë ditës së martë, Departamenti për Çështje Administrative ka pranuar 3 raste nga palët e interesit.

Por, pos Ministrisë së Drejtësisë, vërejtje për procesin e provimit të noterisë kanë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ehat Miftaraj nga IKD thotë se mbi 50% të personave që e kanë kaluar këtë provim, janë të afërm të politikanëve.

Ndërkohë të pyetur nga T7, Ministria e Drejtësisë ka treguar mëditjet që kanë marr anëtarët e komisionit për procesin e provimit të noterisë, para se ai të anulohej.

Rreth 5 mijë euro, janë paguar anëtarët e komisionit për Provimin e Noterisë, Nehat Idrizi, Merita Kostanica, Haxhë Qorraj Nerxhivane Dauti, Elbasan Dervishaj dhe Labinot Gashi.

Ndërsa mbi 2 mijë euro janë paguar Mentor Bajraktari, Kadri Kryeziu Selatin Shahini, Shpend Haskaj dhe Ardian Bajraktari.

Por pavarësisht se a i kanë kryer mirë detyrat e tyre apo jo, kompenzimi i anëtarëve të komisionit për provimin e noterisë nuk mund të kthehet në mënyrë retroaktive.

Ndryshe, konkursi për 79 pozita për noterë të rinj ishte hapur me 23 korrik të vitit të kaluar, e provimin e noterisë e kishin kaluar 150 persona.

Menu Title