[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Konsumimi i tepërt i kripës dobëson sistemin imunitar



Konsumimi i tepërt i kripës e pengon sistemin imunitar në luftimin e baktereve dhe viruseve, përkatësisht i ngadalëson funksionet antibakterale në organizëm, shkruan Medical News.

Sipas American Heart Association, 9 nga 10 njerëz në SHBA konsumojnë sasi më të lartë të kripës se sa vlera e rekomanduar. Në bazë të guidave të përpiluara nga ekspertë të nutricionit, sasia e rekomanduar e kripës në ditë nuk duhet të jetë më shumë se 2.3 miligramë, vlerë kjo ekuivalente me 3 lugë mesatare.

Arsyeja e këtij rekomandimi për të mos konsumuar shumë kripë, është sepse ekzistojnë evidenca të bollshme, të cilat tregojnë se ky produkt e rrit shtypjen e gjakut, duke shkaktuar sëmundje të zemrës dhe sulm në tru.

Sidoqoftë, një studim tjetër rekomandon që krahas sëmundjeve të zemrës, sasia e tepërt e kripës në organizëm e dobëson edhe funksionimin e sistemit imunitar, përkatësisht përgjigjen imunitare ndaj patogjenëve të huaj.

Këto gjetje janë bërë, pas ekspertimenteve të bëra me minj, ku shkencëtarët nga Gjermania kishin vërejtur se sasia e tepërt e kripës kishte ndikuar në dobësimin e sisemit imunitar dhe qelizave mbrojtëse të veshkave. Për ta konfirmuar këtë teori, shkencëtaret kishin bërë disa eksperimente me vullentarë, të cilët kishin ndjekur një dietë me ushqime të pasura me kripë.

Pas një jave, këta hulumtues kishin vërejtur se niveli i glukokortikoideve ishte rritur, kjo do të thotë që ishte vërejtur inflamacion në disa organe. Gjithashtu ishte vërejtur që neutrofilet, të cilat janë qeliza mbrojtëse të organizmit kishin një përgjigje më të dobët se më parë.

Gjithsesi, këto studime janë preliminare, dhe për konfirimimin e kësaj teorie duhet bërë sudime të tjera klinike. /

Menu Title