[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Koronavirusi, AAK pezullon kuvendet zgjedhore



Si pasojë e gjendjes së krijuar së fundmi nga pandemia globale e koronavirusit dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa parandaluese në vendi tonë, AAK ka vendosur që të pezullojë përkohësisht të gjitha kuvendet zgjedhore deri më datën 27 mars.

AAK bën thirrje që situata të menaxhohet në mënyrë profesionale, duke respektuar këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të organizatave të tjera relevante.

Është një situatë e ndjeshme të cilën mund ta kalojmë së bashku me kujdes, por pa bërë panik të panevojshëm, përfundon komunikata e AAK-së.

Menu Title