.
×

Koronavirusi mbërrin edhe në Norvegji



Agjencia e shëndetit publik e Norvegjisë ka konfirmuar të mërkurën se një person ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Informatën e ka dhënë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Personi i infektuar me koronavirus, i njohur me emrin Covid-19 tashmë, po mbahet i izoluar në shtëpinë e tij, pasi është kthyer nga Kina, javën e kaluar, kanë thënë autoritetet norvegjeze.

Personi, gjinia e të cilit nuk është bërë e ditur, nuk ka shfaqur simptoma të virusit fillimisht, dhe ishte vlerësuar se nuk përbënte rrezik për infektimin e të tjerëve, ka bërë të ditur agjencia norvegjeze e shëndetit publik.