[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova fillon të këndellet, nxjerr barazim në Greqi



Kosova ka marrë një barazim në Athinë sonte kundër Greqisë për të filluar këndelljen pas disa humbjeve rresht. Madje Greqia ka pasur fat në pjesën e dytë sepse disa mundësi të Kastratit dhe Paqaradës Kosova do të mund të ishte kthyer në Prishtinë me pikë të plota

Kosova ka bërë njërën prej ndeshjeve më të mira në këtë muaj në Athinë sonte. Aro Muric ishte kryefjala e pjesës së parë derisa në pjesën e dytë Lirim Kastrati dhe Paçarada ishte shumë afër për të kaluar Kosovën në epërsi.

Kosova ka marrë një pikë të madhe në Athinë sonte kundër Greqisë duke barazuar me rezultat 0-0.

Edhe këtë takim Kosova e nisi shumë më mirë sesa Greqia, madje ishte shumë afër për të shënuar por që pas minutës së 10-të Greqia fillon ta marrë avantazhin.

Nga presioni, Herolind Shala do të shkaktonte penallti në minutën e 18-të dhe kjo do të ishte një goditje për Kosovën.

Por, shpëtimtar i Kosovës do të ishte Aro Muric, i cili priti penalltinë e Bakasetas.

Muric do të tregohej vendimtar edhe me tri pritje të tjera gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte Kosova që dominoi takimin.

Fillimisht Lirim Kastrati u gjend para golit në minutën e 46-të por priti portieri grek.

Rastin me ideal e pati Paqarada në minutën e 53-të ku goditjen e tij nga vija e portës e hoqi një mbrojtës grek.

Pas minutës 60-të, Greqia bëri disa ndryshime në mesfushë dhe filloi ta këtë posedimin por që nuk ishte shumë i rrezikshëm për Kosovën.

Pas këtij barazimi Kosova ka 2 pikë dhe mban vendin e tretë derisa Sllovenia pas fitores se sotme kundër Moldavisë 0-4 është në vendin e parë me 10 pikë.

Greqia mbetet në vendin e dytë me 8 pikë në grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Menu Title