[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosovarëve po ju ndalohet hyrja në këto shtete për shkak të COVID-19



 

Kosovarëve po iu ndalohet hyrja në disa shtete, ku për të hyrë në ato shtete nevojitet testi negativ për koronavirus. Përveç Malit të Zi, tashmë edhe Maqedonia e Veriut e ka bërë të obligueshëm testin negativ për koronavirus.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se testi për COVID-19 kërkohet në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit.

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin, sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, e vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve. Ai në një status në rrjetin social Fecebook ka bërë të ditur se përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, ka shprehur shqetësimin për këtë veprim, siç e ka quajtur, të nxituar dhe ka kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.

Vendimi është marrë nga Qeveria e Maqedonisë, përderisa ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, është shprehur i shqetësuar. Ai tha se kjo vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve. Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai tha se ka kërkuar nga ambasadori që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër koronavirusit.

Deri më tani Zvicra, Gjermania e Italia kanë  vendosur që personat të cilët e vizitojnë Kosovën, kur të kthehen në këto shtete të karantinohen për 14 ditë.

Menu Title