.
×

Krejt fati i vendit po varet te “susta” e Kuvendit!    



PDK-ja e Florës dhe Flora e PDK-së e kanë uzurpuar “mikrofonin” e Kuvendit të Kosovës!

Shkruan Bajrush Morina

Gjithëçka po sillet e pështillet te ajo “susta” e mikrofonit të cilin po e mban “të mbyllur” ose të uzurpuar PDK-ja e Florës dhe Flora e PDk-së.

Pra, shprehur me fjalorin më të thjeshtë të zgjidhjes së ngërçit politik, gjithçka do të merr të mbarën sikur kryesuesja e moshuar e Kuvendit të Kosovës, humanistja e djeshme dhe deputetja e sotme e shtyrë në moshë, znj. Flora Brovina të mos i binte “sustës” pra të mos e mbyllte seancën pas propozimit të PDK-së për kryetar të Kuvendit apo pas 37 propozimeve të kësaj parti për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Por PDK-ja e Florës dhe Flora e PDK-së po përfitojnë nga rastësia e moshës së deputetes dhe ajo bashkë me partinë e saj po këmbëngulin se do ta prekin “sustën” dhe ose nuk do ta fillojnë seancën pa u marrë vesh me PDK-në ose do ta shtypin prapë “sustën” e Kuvendi dhe do ta qojnë Kuvendin dhe vendin një një pauzë parlamentare me kohë të pacaktuar.

Sa poshtë ka ra shteti!

Krejt fati i vendit po varet te “susta” e Kuvendit!