[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kreu i OVL-UÇK’së: Hoti të ndërpresë dialogun me Serbinë ose do të përballet me protesta



Kreu I OVL-UÇK’së, Hysni Gucati i ka kërkuar kryeministrit Hoti që të ndërpresë dialogun me Serbinë ose do të përballet me protesta të përditshme shkaku i arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK’së nga listat që Serbia ka dërguar në Interpol.

Gucati përmes Facebook’ut ka thënë se arrestimet e veteranëve të UÇK’së sipas listës së dërguar në Interpol nga Serbia janë cenim I të drejtave të njeriut.

“Apeloj tek Kryeministri Hoti, që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditëshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolitit një veprim kaq të padrejt ndaj pjestarëve të UÇK-së. Edhe sa falsifikime e akuza duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë”, ka shkruar Gucati.

 

Menu Title