.
×

Kryetari Bahtiri bisedoi me drejtuesit e Bashkësisë Islame



 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur kryetarin e Bashkësisë Islame (BI) të Mitrovicës, Irfan Krasniqi, me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për çështje me interes të përbashkët dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Kryetari Bahtiri ju tha përfaqësuesve të BI-së të Mitrovicës se ai dhe Komuna gjithmonë kanë qenë për bashkëpunim të mirë me BI-në dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryetari Bahtiri ju tha drejtuesve të BI-së se i mbështet kërkesat e tyre për ndërtimin e xhamisë në cepin verior të Komunës  dhe  beson se kjo çështje do të adresohet dhe fillon të zgjidhet shumë shpejtë.

Edhe sa i përket marrëveshjes për varrimin e qytetarëve nga Komuna  e Mitrovicës pa i paguar shpenzimet, sepse ato do i bëjë Komuna. Kryetari Bahtiri tha se ajo do të nënshkruhet shumë shpejtë midis Komunës dhe BI-së, kështu që përkujdesja për varrimin e të vdekurve  do të jetë obligim i BI-së, ndërsa që Komuna do të paguaj për shërbimet që ajo i kryen sipas marrëveshjes që ka qenë deri tash dhe e cila do të vazhdohet edhe për një periodë të caktuat në të ardhmen.

Përfaqësuesit e BI-së i thanë kryetarit Bahtiri se vërtet janë të kënaqur me punën  e tij dhe se qyteti tani po duket krejtësisht ndryshe. Sidomos ata shprehën kënaqësinë për rregullimin e hyrje-daljes në qytet tek varrezat ortodokse dhe Liqenin e  Suhadollit.

Drejtuesit e BI-së kërkuan nga kryetari Bahtiri që të rregulloj edhe trotuarin afër Xhamisë së Haxhi Veselit dhe atë para ndërtesës ku është e vendosur administrata e BI-së, për çka kryetari Bahtiri tha se këtë do ta bëj me kënaqësi.

Drejtuesit e BI-së  thanë se kanë pas bashkëpunim të rregullt me Komunën dhe se këtë do ta vazhdojnë dhe intensifikojnë në të ardhmen. Të dyja palët shprehën gatishmëri për tu takuar më shpesh dhe për të ndihmuar njëra-tjetrën në realizimin e kërkesave të qytetarëve dhe besimtarëve.