[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Nidwalden Sefadin Fetahaj, 31. Mars 2020 në Stans



Duke përcjellur zhvillimet e fundit në Kosovë, në radhë të parë,rrezikun nga epidemia tashmë e përhapur edhe në vendin tonë, lutemi me shpresë që ta tejkalojmë sa më me pak pasoja. Duke pasur edhe faktin se kemi një popullatë në moshë të re, të shëndoshë dhe mjaft rrezistuese.

Sa i përket rrethanave politike ekzistuese, realitetin dhe shfaqjen në skenë të një kryeministri despotik e memdjemadh, siq është Albin Kurti, mbështesim plotësisht vendimet e Kryesisë Qendrore të LDK -së, për mocionin e shkarkimit të tij, të qeverisë aktuale, pikërishtë kunder formave të udhëheqjes autokrate të kryetarit të saj despotik, monarku inatgjorë Albin Kurti. Kosova dhe shteti i saj më së voni e ka fituar pavarsinë, sidomos me ndihmen e miqve tanë Evro-Amerikan.

Albin Kurti, nuk e ka luksin e sjelljeve të papërgjegjshme e adoleshente në këto rrethana, me një gjuhë denigruese, fyese e linquese nëpër rrjetet sociale e elektronike ndaj  LDK së në bashkqeverisje e sidomos qëndrimi dhe diskutimi i tij shizofren, me miqt tanë amerikanë. Një kryeminister i dy milion banorëve, ku gjysma e tyre gjatë lufte u dëbuan në Shqipëri, u dhunuan e u burgosen, e ku të gjithë ne së bashku, nuk jemi as sa gjysmë lagje e Nju Jorkut dhe kur nevojat tona momentale dhe ndihma e tyre, janë së tepërmi jetike sot.

Nuk e kemi luksin e sjelljes si karabidik nëpër qytetin e vogël të Prishtinës. Duhet të keshë fare pak mind që të duken shumica e shqiptarëve armiq. Duhet ta ket një përbërje të keqe përbrenda një person i shfaqjeve të tilla. Përkrahim LDK -në, sidomos atëherë kur si parti institucionale, nuk lejon ti shkelet vendimi e parimi institutional. Qeveria punoi mirë se e kishte LDK -në brenda e jo Albin Kurtin majtist që i zgjati bisedimet maratonike për themelimin e qeverisë, nga frika e bisedimeve, e vendimmarrjes dhe e dëmtoj Kosovën ashtu si Hashim Thaqi në marrëveshjen e Rambujesë. Albin Kurti nuk udhëheqet nga simpatizantët që e votuan ate por nga Rexhep Qosja me shokët e vet që fshehen pas tij e që Hashimi i sponzoronte veprat e po ati klani. Nuk e rrxum Albinin që të shkohet me Thaqin ose me Ramushin që i zhvati fondet dhe arken e shtetit.

Lidhja Demoktarike shkon vetëm me parimet e veta në raport me institucionin si në opozit ashtu edhe në pozitë duke ndërtuar shtet por e rrethuar me këto hiena dhe me disa karierista që ende i ka brenda saj. Pas qdo fushate elektorale, të gjithë partitë duan koalicion vetëm  me LDK, jo pse e duan ate, por për ti fshehur dëmtimet e imazhit të vet, veprat e këqija. Por për fat të mirë, po vijnë rrethana tjera. Edhe pak kohë kjo praktikë e keqe e tronditse, me këta njerëz të inkriminuar, po merr fund. Do të dalin në shesh vrasjet politike, qëllimi i skenarëve të errët, të vjetër e të rinj, me të cilat LDK i përballoi tani e 30 vjet.

Menu Title