.
×

Kryetari Muharremaj shpërblen kundërligjshëm drejtorët e tij!



Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga qeverisja komunale e AAK-së! Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, ua ka mundësuar të vjedhin haptazi, atyre që kanë qenë dhe janë gjithmonë të gatshëm për t`a plaçkitur popullin e varfëruar. Po të kishte ndonjë garë në të cilën do të garonin plaçkitësit e parasë së qytetarëve, pa dyshim që ai do të ishte Bali Muharremaj. Kjo hajni argumentohet me dokumentet te cilat i ka nënshkruar vet kryetari aktual i Therandës z. Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj shpërblen me nga 420 € drejtorët : Enver Shabani , Agim Bylykbashi dhe Driton Maliqaj dhe atë në emër të pjesëmarrjes në diskutime publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Drejtorët e qeverisë komunale emërohen nga kryetari i komunës dhe kanë pagën fikse. Gjithashtu nuk kanë të përcaktuar orarin e punës, por janë në shërbim të kryetarit kurdo që paraqitet nevoja.

Aktvendimin për lejimin e mjeteve financiare kryetari e bazon në Vendimin e MEF Nr. 2213/1 të dt. 20.10.2004, i cili vendim veq është shfuqizuar nga Ministri Bedri Hamza me dt. 01.07.2018, por si duket qeveria komunale ende nuk qenka njoftuar lidhur me këtë vendim, apo qëllimshëm i referohet atij vendimi, sepse ligjërisht s`ka se ku të bazohet.Përpos këtyre tre rasteve të dokumentuara kemi informacione se qeveria komunale në të njëjtën mënyrë ka shpërblyer edhe militantët partiak të pranuar me kontrata mbi kryerjen e shërbimeve të veqanta.
Ftojmë organet e hetuesisë që ndaj personave përgjegjës të inicohen procedurat penale./