.
×

Kualiteti i ajrit sot në Prishtinë i pashëndetshëm



Monitoruesi i cilësisë së ajrit që është i vendosur në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë raporton për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Ky monitorues tregon që cilësia e ajrit sot është e pashëndetshme për njerëzit e ndjeshëm. Nga matjet e këtij monitoruesi në ora 9 të paradites, cilësia e ajrit është 126 që është i pashëndetshëm në Indeksin e cilësisë së ajrit.

Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.