[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kujt ia dedikoi këngën “N’emër të  Dashnisë”,  këngëtari Bashkim Alshiqi?



“N’emër të  Dashnisë”, është kënga të cilën pak ditë më parë e ka publikuar këngëtari i njohur Bashkim Alshiqi. E si gjithmonë, Alshiqi, edhe këtë  verë, i ka sjellë publikut këngën ritmike titulluar “N’emër të  Dashnisë”,  të cilës i ka realizuar edhe klipin.

Këngëtari i njohur Bashkim Alshiqi, tashmë është emër i njohur në skenën kosovare. Zëri i tij dhe këngët e zgjedhura, kanë bërë që ai të jetë i pëlqyer për publikun jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Padyshim se kënga “N’emër të Dashnisë”, këtë verë do të jetë e pëlqyer për publikun.

Por, kujt ia dedikoi këtë këngë ai?. Kjo mbetet të zbulohet më vonë nga vetë këngëtari.

Teksti i këngës “N’emër  të Dashnisë” u shkrua nga Endrit Mumajesi, muzika nga Anxhelo Koci, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Alsked Rrenja.

Prishtinë, 14 gusht 2020

 

 

Menu Title