[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kujtim Shala: Askush nuk më ka dhënë votë që ta zgjedhë Kurtin kryeministër



Botapress 25 Mars – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, gjatë një fjalimi që mbajti në Kuvend tha se asnjë qytetar nuk e ka votuar që ta zgjedh Kurtin kryeminsitër.

“Askush s’më ka dhënë votë që me e zgjedh Kurtin kryeministër”, është shprehur Shala. “Kryeministri është mandatar, neve na ka zgjedhur populli, e kryeministrin e kemi zgjedhur ne”, ka thënë Shala.

Tute, Shala tha se çështja e mocionit të votëbesimit nuk ka të bëjë me puç. “Cështja e mocionit s’ka lidhje me puc, këto janë kualifikime të papranueshme, unë nuk besoj që as i dyti e as i treti ta marrë pushtetin e fituesit. Ne po flasim për një çështje prove për këtë Qeveri dhe të shohim a e kapërcen a jo”, shtoi Shala.

Menu Title