.
×

“Kunxhat” e Shpend Ahmetit shpëtojnë sot disa qytetarë nga më e keqja (Foto)



Botapress, 17 maj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në rrugën “Rexhep Luci”, shkruan Botapress.info

Sipas Ahmetit ishin pengesat antiparking apo ndryshe “kunxhat” ata që shpëtuan dhjetra qytetarë nga lëndimi.

Ai poashtu ka bërë të ditur se komuna shumë shpejtë do të fillojë përdorimin e kamerave për shkeljet në trafikë.

 

Shih postimin e plotë

 

Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).

 

Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.