.
×

Kurti: Hashim Thaçi po e ndihmon Putinin që ta kthej ndikimin në Ballkan



Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me takimin e tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndihmuar këtij të fundit që të kthejë ndikimin në Ballkan.

“Takimi që u zhvillua me Putinin, ishte lajm i keq jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin. Putini po përpiqet të rikthehet në Ballkan. Gjukanoviqi e Zaevi e kanë zbrapsur atë.

Ai tash e ka rigjetur këtë njeriun tonë, që është president, dhe po përpiqet të rikthehet në rajon. Ne nuk duhet të ndryshojmë aleatët tanë, SHBA-në e Gjermaninë.

Ky tashmë e ka shkelur një vijë të kuqe të trashë”, është shprehur Kurti për televizionin publik.