.
×

Kurti ia tregon Minxhozit fushat ku do të punojnë bashkë Kosova e Shqipëria



Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin. Përmes një shkrimi në Facebook, është bërë e ditur se Minxhozi e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor.

“Minxhozi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime”, shkruhet në këtë njoftim.

Tutje, thuhet se Kurti e ka njoftuar Minxhozin për nismat që do t’ ndërmarrë qeveria e re.

“Ne do të angazhohemi, tha ai, që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, shkruhet në këtë njoftim.

Kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Mardi 15 octobre 2019