[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti në vatrën e të prekurve me koronavirus, takohet me kryetarin e Malishevës



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë në Komunën e Malishevës, që ka më së shumti të prekur me koronavirus në vend.

Albin Kurti u prit nga kryetari Ragip Begaj, me të cilin kanë biseduar për trajtimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Kurti gjatë ditës do të vizitojë edhe komunën e Prizrenit.

Kujtojmë se mbrëmë Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, parti kjo që udhëheq me Malishevën e quajti të vonshme vizitën e Kurtit, duke thënë si ai apo ministri i Shëndetësisë është dashur të shkojë shumë më herët atje.

Kurti dje tha se arsyeja pse nuk ka shkuar është se para disa dite ka qenë në Malishevë ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Menu Title