[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti nga Gjilani: Fokusi kryesor Pandemia, nuk kemi kohë për të humbur me ping-pong politik!



Kryeministri në detyrë Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka qëndruar në Gjilan ku është takuar me kryetarin e komunës atje, Lutfi Hazirin.Kurti ka treguar se temë kyqe e këtij takimi ka qenë gjendja me Pandeminë.

Por Kryeministri ne në detyrë nuk u ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve në lidhje me krizën politike në vend.

Ai ka theksuar se tashmë prioritet është vetëm situata me Covid 19 dhe jo ping-pongu politik.“Jam shumë i vullnetshëm si kryeministër në detyrë që mos të shpërqëndrohem në tema të tjera përveç Pandemisë.

Nuk kemi kohë për të humbur me çështjet e ping-pongut politik. Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht në çështjen e Pandemisë dhe nëse do të përqëndrohemi në tema të tjera do të shërqëndrohemi në luftën ndaj Pandemisë. Kemi ardhur këtu sepse dimë që ka disa të infektuar me Koronavirus dhe nuk ka asnjë kalkulim politik” ka thënë Kurti para gazetarëve.

Menu Title