.
×

Kurti: Nuk jemi të kundërt me LDK’në



Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti,  ka folur për mundësinë e koalicionit me LDK-në pas zgjedhjeve duke thënë se nuk janë të kundërt me këtë parti, por ka dallime mes tyre

“Nuk mendoj që jemi të kundërt me LDK-në, por nuk e mohoj  se kemi dallime. Negociatat nuk do të jenë të lehta, por është e rëndësishme diferenca mes neve dhe atyre duhet të pritet verdikti i qytetarëve”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se kur ta marrin mandatin do të duhet të fusin duart në baltë pasi e kanë lënë Kosovën në baltë Qeveritë e kaluara.

“Kemi nevojë për një mandat që i fusim duart në baltë pasi Kosovën e kanë lënë në lloç”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për bujqësinë ku ka thënë se në qeverisje do të angazhohen edhe për bujqësi, dhe do angazhohen që në Kosovë të shtohen edhe dy liqene artificiale, njëri tha se do të jetë në qytetin e Shtimes.

“Kosova duhet t’i ketë edhe dy liqene të reja artificiale, në komunën e Shtimes që e lidh Ibrin dhe Lepencin, është e domosdoshme pasi bujqit do të përfundojnë duke mbjellë vetëm misër, që nuk ka nevojë për ujë”, tha ai.

Kurti tha se kontrata me Countur Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” duhet të rishikohet pasi është shumë e kushtueshme. Këto komente ai i bëri në debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.