.
×

Kurti: Ose koalicion me LDK-në ose sërish në zgjedhje



Botapress 8 Tetor – Albin Kurti nga Vetëvendosje, dy ditë pas fitores së zgjedhjeve ka thënë se opcion të vetëm e sheh krijimin e Qeverisë me LDK-në.Kurti ka thënë se ose do të merren vesh me LDK-në, ose do të shkojnë prap në zgjedhje.‘’Jo nuk ekziston opsion tjetër.

Nuk mund ta krahasojmë LDK-në me PAN’in apo parti të tjera. Por do të filloj bisedimet dhe duhet të bazohemi në rezultat dhe të merremi vesh përfundimisht. Nuk u morëm vesh për asgjë dhe çfarë sinjali tregon kjo për vendin tonë?

‘’Ose do të bëhet koalicioni me LDK-në, ose do të shkojmë në zgjedhje prap’’.Kujtojmë që VV është rreth pesë mijë vota para LDK-së në zgjedhje.