[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti vazhdon t’u vendos terma ofendues kundërshtarëve: Ministrin e Shëndetësisë e quan “ministri Zezaj”



Ish kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje që shpalosi tema të shumta rreth situatës në Kosovë, nuk e la pa e përmendur edhe ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, të cilit iu referua  në mënyrë krejtësisht tjetër.

Sipas Kurtit, populli nuk është duke iu bindur qeverisë që ai e cilëson sit ë pabesueshme. Ai tha se politikanët e kishin prerë në besë popullin, dhe tani armikut që ata po tentojnë t’i shpallin gjendjen e jashtëzakonshme është pikërisht populli.

Kurti, iu referua Armend Zemaj si ”Ministri Zezaj i qeverisë Koti”, duke thënë se po ju kanoset qytetarëve të cilët i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar.

‘’Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar. Pra, gjendjen e jashtëzakonshme po duan t’ia shpallin popullit., tha Kurti.

E që sipas tij fajin nuk e ka populli, as ndonjë individ i caktuar, për situatën e krijuar, por e ka vetë qeveria.

‘’Por, ne e dimë që sistemi shtetëror, në përgjithësi, nuk ka dështuar, dhe se dështimi ka emra të përveçëm individësh. Nuk kanë dështuar policia apo mjekësia, por ministrat dhe qeveria’’, shtoi Kurti.

Në fund të videos, Kurti u shprehi ngushëllime familjarëve që kanë humbur të afërmit në betejë me COVID-19, dhe iu uron shërim të infektuarve, përfshirë edhe kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës

Menu Title