[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kush është mjeku që e shpëtoi Suedinë nga gripi i derrave



Suedia është vendi që më së paku ka aplikuar masat kufizuese në krizën e pandemisë së coronavirusit, e derisa po pritet që numri i të vdekurve të shkojë në mbi 4 mijë, strategjia e këtij vendi ka hasur në kritika të shumta.

Aneka Linde, paraardhësja e epidemiologut Anders Tegnell, ka deklaruar për Observer se në fazën e hershme të epidemisë është dashur të aplikohen masa të rrepta kufizuese.

Linde e cila kishte udhëhequr grupin e eksperteve suedezë në luftën ndaj pandemisë së gripit të derrave dhe shfaqjes së SARS-it nga viti 2005 deri më 2013, deri më tani ka mbështetu qasjen e luftimit të coronavirusit.

Megjithatë, ajo tani është anëtari i parë i sektorit të shëndetit publik që ka dalë haptazi kundër, duke deklaruar se ka ndërruar mendje për shkak të numrit të madh të vdekurve në raport me fqinjët, Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën.

“Mendoj se na është dashur më shumë kohë të përgatitemi, po të ishim mbyllur më herët, kemi mundur t’i sigurojmë të gjitha gjërat e duhura që janë të nevojshme për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara”, ka shtuar Linde.

Menu Title