[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kutia e Pokemonit që kushtone 50 cent, sot shitet për 166 mijë euro



Një kuti e pahapur e letrave Pokemon të vitit 1999 u shit për një rekord 166.000 euro. Rekordi i mëparshëm nga shitja e letrave Pokemon u arrit në vitin 2019, kur 65.630 euro ishin paguar për një kuti. Kutia e shitur është ende e mbështjellë me celofan dhe përmban të gjitha personazhet nga video-loja e famshme japoneze.

Kjo kuti kushtoi 50 centë 21 vjet më parë, dhe tani i ka sjellë dikujt një pasuri të vërtetë. Çmimi fillestar ishte rreth 75.000 euro, por gjatë ankandit çmimi u dyfishua.

 

Menu Title