[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është vendimi i PZAP’it që i jepte të drejtë KQZ’së për decertifikim të kandidatëve të dënuar



Botapress 24 Janar- Në vitin 2017, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i kishte dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk kishte lejuar kandidim e personave të cilët në 3 vitet e fundit ishin dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Ky vendim i PZAP’it riaktualizohet sërish pasi që në këtë institucion janë paraqitur ankesat kundër vendimit të njejtë ndaj KQZ’së, që nuk certifikoi kandidatët e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit

PZAP’i kishte vlerësuar se “pretendimet e parashtruesit të apelit janë të paqënsdrueshme dhe të pabazuara në igj, sepse neni 29 par.1 pika q) i LZP’së përcakton se cilido person, emri i të cilit paraqitet në listën votuese është i aftë për certifikim përveç nëse personi është shpallir fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, transmeton Botapress.info

Menu Title