.
×

Ky është burri nga Shtimja i cili pësoi sulm në tru duke menduar se fitoi LDK-ja



Një burrë nga Shtmja iu gëzua shumë rezultateve të LDK-së në zgjedhje, por ditën tjetër pësoi sulm në tru. Rezultateve që e nxjerrin LDK-në fituese përkrah Vetëvendosjes, e gëzuan fort dikë, mbrëmjen e së dielës së 6 tetorit.

Por, emocioneve të mëdha E.E. nga Reçaku i Shtimes ua pa sherrin mëngjesin e nesërm.

60 vjeçari, që tash e një javë u shtri në Klinikën e Neurologjisë, thotë se në ditën e zgjedhjeve nuk pati ndonjë shenjë se nuk është mirë me shëndet.

Krahas mjekëve të Klinikës interesim për gjendjen e pacientit E.E po shfaq edhe neurokirugu Haxhi Avdyli që së fundmi u rizgjodh deputet i partisë së preferuar të tij.