.
×

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale



Botapress 15 Tetor – Doktor Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.Këtë e ka konfirmuar vetë Beka nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.“Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Hagës”.

Beka ndër të tjera ka theksuar se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë.Fadil Beka, që është edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, njihet si kirurgu i UÇK-së u në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.Postimi i plotë:

Të nderuar miq,Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Hagës. Tashmë dihet se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe këtë fakt nuk mund ta devijojë askush.

Ju faleminderit për interesimin tuaj dhe mbështetjen morale!

Të nderuar miq, Për shkak të interesimit tuaj të madh, ju njoftoj se dje kam marrë një ftesë për intervistim në…

Publiée par Dr.Fadil Beka sur Mardi 15 octobre 2019