.
×

Ky është italiani që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi



Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës për ndeshjen e radhës kualifikuese të kampionatit evropian të futbollit. Malazezët dhe “Dardanët” do të takohen gjatë ditës së premte në stadiumin e qytetit të Podgoricës.
Tashmë është përcaktuar se kush do të jenë gjyqtarët e ndeshjes mes dy vendeve fqinje që do të zhvillohet më 7 qershor (e premte). UEFA ka përcaktuar Daniele Orsaton si gjyqtarin kryesor gjersa ndihmësit e tij janë, Lorenzo Manganelli si dhe Giorgio Peretti. Theksojmë se malazezët nën drejtimin e italianit kanë dy humbje dhe një barazim gjersa është hera e parë që do të gjykojë një ndeshje të Kosovës. Ndryshe, 44-vjeçari ka lindur në Vicenza dhe gjyqtar me emblemë të FIFA-s është nga viti 2010.