[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është parashikimi i motit: Ja kur pritet të bije borë



Gjatë fundjavës në Kosovë do të jetë mot i butë, me më shumë diell të shtunën. Të dielën sërish me erë, ndërkaq javën e ardhshme mot me shi, viseve malore borë.

Prishtina Weather ka njoftuar se ditëve të fundjavës rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do depërtojnë mbi rajon të cilat kushtëzojnë mot më të butë, ditën e shtunë me më shumë diell gjatë ditës. Ndërkohë një ciklon i formuar në Itali do të afrohet nga rajoni ynë, që ditën e diel sjell shtim të vranësirave dhe fuqizim të erërave juglindore.

Të hënën sistemi frontal i këtij ciklon bart mbi vendin tonë të reshura shiu, ku vende-vende mund të jenë më intensive, e në vise malore me mundësi edhe për reshje bore. Pas një pushimi ditën e martë, ditën e mërkurë sërish parashihen mundësi për reshje shiu, e në vise malore për borë.

Qetësimi i erërave ditën e shtunë, mund të sjell rritje të ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e diel zbret sërish në vlera të mjaftueshme dhe të mira, mirëpo të hënën sërish pritet të kaloj në vlera të dobëta.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Prishtina Weather.

Menu Title