Në një reportazh të televizionit amerikan NBC shihet më së miri se çfarë luftimëve të rënda ishin zhvilluar në Koshare.
Në video shihet ish-deputeti Florin Krasniqi, i cili po mbarte në krahët e tij një ushtarin e UCK-së të plagosur që kishte ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë./Botapress/
Po kush është ushtari i plagosur i UCK-së?
Ushtari i plagosur është Haxhi Dervisholli, i cili humbi këmbën e poshtme kur një granatë serbe ra përkrah tij.
Pasi jetoi në New York për dy vjet, ai vendosi të bëhej vullnetar për Brigadën “Atlantike” të UCK-së në që mori pjesë në Betejën e Kosharës. Duke u bashkuar me mbi katërqind shqiptaro-amerikanë më 11 prill në New York, ai u kthye përsëri në Kosovë për të luftuar kundër forcave ushtarake serbe.
Ai kishte dhënë një intervistë për agjensinë AP, duke rrëfyer për luften heroike të UCK-së në Koshare./Botapress/