[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky ministër i Qeverisë Hoti do të jetë pjesë e delegacionit në dialog me Serbinë



Të enjten dy delegacione nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas video-konferencës të zhvilluar të dielën e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Pjesë e ekipit nga Kosova do të jetë edhe ministri i Drejtësisë Selim Selimi.

Ai tha për Ekonomia Online se kryeministri Avdullah Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat do të dialogojë, që kanë të  bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar dhe integritetin territorial.

“Po do të shkoj në Bruksel. Diskutimet dhe qëndrimet tona tashmë janë shprehur me deklaratën e kryeministrit Hoti të cilën e ka lëshuar pas takimit virtual që kryeministri Hoti ka pasur me kancelaren Merkel, presidentin Macron, presidentin Vucic të dërguarin Lajçak dhe politikë të jashtme Borell”.

“Në atë fjalim janë cekur të gjitha qëndrimet tona në këtë dialog. Kryeministri Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat ne do të dialogojmë. Ato parime kanë të bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar të shtetit tonë dhe integritetin territorial. Delegacioni i Kosovës në Bruksel do të jetë i lidhur për ato qëllime dhe parime”, shtoi Selimi.

Përderisa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke.

 

Menu Title