.
×

Kylie Jenner zbulon emrin e zakonshëm që ia vendosi për pak vajzës së saj



Ajo ndoqi shembullin e motrës Kim Kardashian, duke e pagëzuar me një emër të veçantë vajzën e saj Stormi Webster. Kylie Jenner zbuloi se ishte shumë pranë zgjedhjes së një emri shumë tradicional, si Rose, shkruan Botapress.info

Ndërsa bëri një video live në Instagram, ajo u tha fansave: “Një emër që do t’ju them, sepse nuk besoj se do t’ia vendos vajzës sime të ardhshme, por doja ta pagëzoja me emrin Rose. Më pëlqente ai emër”. Kylie gjithashtu thotë se kishte një emër tjetër në mendje para se të lindte fëmijën e saj e parë, por kuptoi se nuk shkonte për fëmijët. “Ishte një emër shumë i çuditshëm … por më pëlqen. Thjesht nuk shkonte për të”, tha Kylie.

Mund të themi që 21-vjeçarja ka bërë zgjedhjen e duhur.

VIDEO