[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Laboratori privat në Prishtinë hedh strishot në trotuarë, Zemaj kërkon inspektimin e tij



 

Pas kërkesës së Këshillit të Banorëve në Prishtinë për inspektim ndaj Laboratorit ‘Avicena’ në Arbëri, për të cilin këta të parët po thonë se po hedhin strisha nëpër trotuarë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Inspektorati Komunal për inspektim të zonës. Këta të fundit kanë thënë se do veprojnë menjëherë dhe do ndjekin rrugë ligjore.

“Pershendetje te nderuar, Lidhur me pjesen qe na takon neve si inspektorat komunal, do ta verifikojme dhe do te veprojme menjehere. Per pjesen tjeter me te cilen merret inspektorati shendetesor, besoj se do te veprojne ata. Ju falenderoj shume per informaten!”, thuhet në imellën e dërguar nga Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Prishtinë, ndaj ministrit të Shëndetësisë, imellë kjo e dërguar në adresën.

Ndërkaq, Këshilli i Banorëve në Arbëri janë ankuar lidhur me rreziqet që po sjellin lëvizjet e pacientëve të dyshimtë për koronavirus nëpër këtë zonë, madje sipas tyre, ky laborator po hedhë strishot e testeve për Covid-19 nëpër trotuare.

“Siduata bëhët edhe më e frikëshme kur shohim çdo ditë se ky Laborator i merr strishot në hapsira jashtë laboratorit (pra në trotuar apo pjesën ku levizin banorët…)”, thuhet në reagimin e Këshillit të Banorëve.

Sipas tyre, ky laborator më herët operonte edhe pa lincencimin nga shteti. /Gazeta Express/

 

Menu Title