[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajm shqetësues: Kosova me mungesë të anesteziologëve



Botapress 10 Gusht – Anesteziologu, Lulzim Emini, ka folur për rolin e anesteziologëve në vendin tonë, sidomos që nga koha kur ka filluar pandemia e koronavirusit.Ai u shpreh se vendet e rajonit qëndrojnë më mirë se ne sa i përket numrit të anesteziologëve dhe se kjo mungesë ishte e pranishme edhe para pandemisë.

Emini u shpreh se janë gjithsej 14 mjekë të këtij profili që janë infektuar me COVID-19, dhe për shikuesit tanë e tregoi edhe rastin kur atij dhe rreth 10 kolegëve të tij i është dashur që për mbi pesë orë ta operojnin një paciente të konfirmuar me këtë infeksion.

Menu Title