[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmërohet Albulena, akzuon partitë e tjera për përhapje të panikut në vend



 

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie.
Haxhiu ka thekson se deri me tani institucionet kompetente janë duke menaxhuar situatën dhe se, qasja e duhur e qeverisë, me disiplinën e qytetarëve është ilaçi më i mirë.
“Institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Menaxhimi i duhur i kësaj situate është çelësi i pasojave të vogla nga ky virus. Qasja e duhur e Qeverisë e kombinuar me disiplinën e qytetarëve është ilaçi më i mirë”, thotë ministrja.
Haxhiu thotë se ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren.
“Ndërkaq, qytetarët, partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira. Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren”, thekson ajo.
Më tej ka bërë apel qytetarëve të për të ruajtur qetësinë.
“Të dashur qytetarë, ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t’i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësor e poashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash”, ka shkruar në Facebook Haxhi

Menu Title