[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmërohet Xhavit Ukaj: Me asnjë fjalë nuk e kam ofendu Vjosën, por nuk lejoj që të fyhet LDK-ja!



 

Botapress, 12 Korrik -Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Ukaj përmes një postimi në Facebook ka sqaruar edhe njëherë përplasjen e tij me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Deputeti i LDK-së ka ftuar që të shikohen të gjitha incezimet dhe të provohet se a e kam thënë ndonjë fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, shkruan Botapress.
Ukaj ka thënë se është në gjendje të japë përgjegjësi nëse vetëm një fjalë fyese dëgjohet në përplasjen time me kryetaren e Kuvendit, por ai ka shtuar se nuk do të lejojë që në asnjë mënyrë të nëpërkëmbet dhe të përulet LDK-ja nga askush e as nga kryetarja e Kuvendit, shkruan Botapress.
Ja postimi i deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj në Facebook:
Njoftim dhe informatë
Të nderuar anëtar dhe përkrahës të LDK-së. Me ketë shkrim, dëshiroj të ju drejtohem juve të gjithëve pa dallim. Këto ditë jam përballur me shumë fyerje dhe kërcënime për ngjarjen që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Kam për obligim të jap një scqarim për ngjarjen që ndodhi, të vërtetën e asaj dite. Të gjithe jemi dëshmitar, se kohët e fundit, sulme të shumta janë duke ardhur në drejtim të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, këto sulme çuditërisht po përkrahen dhe po përdoren në kuvend edhe nga njeriu me i privilegjuar i LDK-së, kandidates për kryeministre, ish nënkryetares dhe kryetares së kuvendit, e cila të gjitha këto pozita i mori me propozimin e kryetarit, akademik Isa Mustafa, votat e kryesisë, këshillit dhe deputetëve të LDK-së.

Unë deklaroj publikisht që asnjë fjalë fyese dhe këcënim nuk e kam shprehur në drejtim të saj, janë të gjitha videot që e dëshmojnë ngjarjen e asaj dite.
NËSE NDËGJOHET DHE VëRTETOHET VETËM NJË FJALË FYESE OSE KERCËNIMI UNË DO TË JAPË PËRGJEGJËSI, unë vetëm kërkova scqarim se pse ajo çdo seancë na provokon dhe po lejon që të ofendohemi neve si deputet dhe qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj, duhet me ndalë këtë sulm, të përsëritshëm në çdo seancë ndaj nesh. Unë, në politikë nuk jam ngritur asnjëherë duke u viktimizuar, duke sharë e fyer bashkëpartiakët e mi, e duke ia plotësuar egot e rivalëve të LDK-së.
ANDAJ PËR FUND, DUA TË JU FALENDEROJ TË GJITHËVE JUVE QË MË PËRKRAHËT DHE JU PREMTOJ QË PA MARRË PARASYSHË POZITËN KU JAM, UNË NUK DO TË LEJOJË KURRË QË LDK TË NËPËRKËMBET DHE PËRULET.

I juaji, Xhavit Ukaj.

Menu Title