[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Asnjë i infektuar me Koronavirus në Kosovë



Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për medie, tha se gjatë ditës së sotme janë testuar 5 raste të dyshuara me koronavirus, por që të gjitha kanë rezultuar negative.

Sipas Vitisë, deri më tani, në Kosovë kanë qenë 57 raste të dyshuara me koronavirus, por që të gjitha kanë dalur të jenë negative.“Sot janë testuuar 5 raste të dyshuara me koronavirus dhe asnjëra ska rezultuar pozitive, ndërsa deri më sot janë testuar gjithsej 57 raste, të gjitha negative.

Plani i veprimit është ka shumë faqe që janë në këtë fushë që lërklon në zbatim varësisht prej situatës, mund të vazhdojë deri në mbylljen e shkollave”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Komitetin Koordinues dhe Vlerësues për situatën epidemiologjike për Coronavirus,  kanë përpiluar një plan të veprimit me atë së cilit kërkohen 10 milionë e 13 mijë e 253 euro, në mënyrë që institucionet e vendit të ballafaqohen në rast të shpërthimit të epidemisë.Vitia tutje ka theksuar se plani është i detajuar dhe përfshinë të gjitha fazat e veprimin në lidhje me ballafaqimin me këtë situatë e krejt në fund parashihet edhe mbyllja e shkollave.

Menu Title