[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Del pozitiv me Covid 19 Jehona Zhitia, gazetarja e njohur e RTK-së



 

Ka mëse 6 muaj që më shumë ka raportuar nga QKUK-ja e Klinika Infektive se sa nga zyrat e RTK-së.
Jehona Zhitia, gazetarja që ka dhënë lajmin e parë për gjendjen në QKUK, posacërisht në Klinikën Infektive pas shfaqjes së Covid 19 më në fund ka rezoltuar të jetë pozitive, shkruan Botapress.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja Zhitia përmes një postimi në Facebook:
Pas shumë kontakteve gjatë punës si gazetare, ndonëse pa simptoma të theksuara, kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Duke e ditur se kam pasur kontakte me kolegë e familjarë, kërkoj falje për shqetësimet që mund t’ju shkaktojë ky lajm.
Ju lus që në radhë të parë të kujdeseni për veten, pasi në këtë situatë të gjithë jemi të rrezikuar nga Koronavirusi.
Maskë, distancë, higjienë

Menu Title