[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Dhunohet një vajzë në Gjilan, nëna e saj denoncon rastin dhe arrestohet i dyshuari



Një vajzë në Gjilan është dhunuar nga një person i cili më pas është arrestuar, pas denoncimit të bërë nga nëna e viktimës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktimës i është bërë kontrolli mjekësor dhe policia e ka arrestuar personin në fjalë pas angazhimeve intensive.

“Njësia policore, pas angazhimeve intenzive ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Njoftimi i plotë:

Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj femër kosovare, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur. Viktimës i është bërë kontroll mjekësor. Njësia policore, pas angazhimeve intenzive ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Menu Title