[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Edhe 5 raste me koronavirus në Kosovë



 

Botapress, 5 Prill – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se janë kofnirmuar edhe 5 raste të reja me virusin VOCID-19
“Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facrbook.
IKSHKPK-ja ka theksuar se rastet poiztive janë raste kontakti, ku 3 janë nga Malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, theksohet në njpoftim.
Nga data 08.02.2020 deri me 05.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve.

Menu Title